24 Dhjetor 2024

Karta e Adriatikut-SHBA, adresa e radhës për Kosovën

Split, 9 nëntor - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesë të homologut të tij kroat, Mario Banozic,  ka udhëtuar për në Split të Kroacisë, për të marrë pjesë në takimin vjetor të ministrave të mbrojtjes të Kartës së Adriatikut-SHBA (A5), që këtë vit është nën Presidencën e Kroacisë.

Me këtë rast, ministri Mehaj theksoi se pjesëmarrja në këtë takim është mundësi e shkëlqyeshme për të prezantuar fuqishëm nevojën për pranimin e Kosovës me statusin e barabartë në këtë organizatë.

“Kërkesa ime bazohet në faktin e natyrshëm duke pasur parasysh se siguria dhe mbrojtja në mjedisin aktual të sigurisë rajonale nuk mund të arrihet e fragmentarizuar, por me qasje proaktive të të gjitha vendeve mbi konceptin e përgjithshëm të bashkëpunimit

të ngushtë rajonal”, theksoi ministri Mehaj. Ai gjithashtu shtoi se tashmë është dëshmuar edhe konkretisht se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e përgatitur për të dhënë kontributin efektiv në kuadër të kësaj organizate dhe bashkimit të afërm me partnerët tjerë në NATO.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)