10 Maj 2024

Karabinierët krijojn ura bashkëpunimi mes Kosovës e Italisë

Prishtinë, 5 janar -  Karabinierët italianë që shërbejnë në Mitrovicë në kuadër të misioneve ndërkombëtare të sigurisë, përveç aktiviteteve të tyre të rëndomta, janë duke kontribuuar edhe në nismat që kanë të bëjnë me vendosjen e kontakteve ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe komunave të Italisë. Në këtë kuadër tashmë janë bërë hapat e parë sa i përket bashkëpunimit me Komunën Valfabrika.

Për të shtyer më tej këtë bashkëpunim ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe Komunës së Valfabrika, karabinierët italianë kanë zhvilluar të enjten edhe një takim me kryetarin, Avni Kastrati. Të dyja palët kanë vlerësuar shumë këtë nismë që pritet konkretizohet edhe me binjakëzimin e këtyre dy qyteteve.

Kryetari Kastrati, ka falënderuar karabinierët italianë që përfaqësoheshin nga komandanti i kompanisë “Bravo”, kap. Geremia Lucibello. “Jeni duke bërë një punë të mirë sa i përket rendit dhe ligjit dhe poashtu edhe për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet komunës sonë dhe komunave nga Italia”.

Ai tha se kësaj fryme të mirë i ka kontribuuar shumë edhe kryetari i Komunës Valfbrika, Oriano Anastasi, i cili në dhjetor të vitit të kaluar ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicë. “Janë vënë bazat e mira të bashkëpunimit dhe presim që të kemi edhe projekte konkrete”.

Kryetari Kastrati, tha se Mitrovica ka nevojë për mbështetje sa i përket projekteve që kanë të bëjnë me ambientin, mandej riciklimit të mbeturinave etj. Theksoi se janë projekte të shtrenjta dhe Komuna e Mitrovicës nuk ka mundësi që me buxhetin vetanak të bëj shumë në këtë drejtim.

Në anën tjetër, komandanti i kompanisë “Bravo”, kap. Geremia Lucibello, ka falënderuar kryetarin Kastrati për mikpritjen e përzemërt. Ndërsa sa i përket projekteve, tha se komunat italiane kanë përvojë të mirë në këtë drejtim dhe mund të ndihmojnë shumë.        

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)