Kapet sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve në Gjilan
Prishtinë, 23 korrik - Njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë, si dhe Administratën tatimore të Kosovës kanë realizuar një operacion në Gjilan ku gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve.
Dje gjatë ditës njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ATK kanë kanë bastisur dy lokacione ku është hasur në mallra të kontrabanduara.
Në lokacioni e pare janë këto të gjetura këto mallra:
1. Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg ( me mbishkrime ) = 2120 kg
2. Duhan i grirë i përpunuar refuz = 440 kg
3. Duhan i papërpunuar refuz = 2600 kg
4. Cigare pa banderola R@M = 5000 pako = 100000 cigare
5. Cigare pa banderola A@B, Merhaba = 540 pako= 10800 cigare
6. Aditiv i lëngshëm , aromë për prodhim të duhanit ,, HERTZ@SELC 3x 25l = 75 litra
7. Makinë e përdorur për paketim të duhanit Modeli SF 150 LW Nr.( 100kg ) = 1 pce
8. Makina te përdorura per grirje te duhanit pa marka (rreth 400 kg ) = 2 pce
9. Peshore elektrike pesha maksimale 40 kg = 2 pce
10. Ambalazh per paketim te duhanit me mbishkrim nga PVC- Najlloni = 1978 kg
11. Ambalazh per paketim te duhanit me mbishkrim nga kartoni = 1162 kg
Në lokacioni e dytë janë këto të gjetura këto mallra:
1. Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg ( me mbishkrime ) = 223.5kg
2. Cigare pa banderola Cosmopolitan 5500 pako = 110000 cigare
3. Cigare pa Banderola CANGARO 2430 pako = 48600 cigare
4. Cigare pa Banderola NORTH 3800 pako = 76000 cigare
5. Cigare pa banderola WISTON 1250 pak = 25000 cigare
6. Cigare pa banderola Pall Mall 166 pako= 3320 cigare
7. Cigare pa banderola Marlboro Touch 60 pako = 1200 cigare
8. Cigare pa banderola Marlboro 930 pako = 18600 cigare
9. Cigare pa banderola Kuper 170 pako = 3400 cigare
10. Filtera për cigare me mbishkrime te ndryshme 71 pako = 774000 copë.
Malli i gjetur është sekuestruar nga Dogana e Kosovës. Derisa Dogana bën ftesë për qytetarëve për bashkëpunim përmes 0800 50095 sepse vetëm së bashku ndërtojmë të ardhme.