Kapet njëri nga dy të burgosurit të arratisur nga Dubrava
Prishtinë, 18 tetor - Policia e Kosovës ka arrestuar të burgosurin Rushit Muhamet Thaçi, i cili para dy ditëve së bashku me të burgosurin Sabit Baki Behluli, janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Dubravë.
I burgosuri Rushit Muhamet Thaçi, i lindur më 28 dhjetor 1974, është i dënuar me 15 vite burg, për vepër penale Vrasje.
Ndërsa, i burgosuri Sabit Baki Behluli, i lindur më 20 gusht 1985 dhe i dënuar me 2 vite e 1 muaj burg, për vepër penale Vjedhje e Rënd, sot ka lajmëruar Qendrën Korrektuese në Dubravë, që nesër do të kthehet në këtë institucion.
Me këtë rast, Ministria e Drejtësisë falënderon Policinë e Kosovës, për profesionalizmin, efikasitetin dhe shpejtësinë e treguar në kapjen e të arratisurit nga Qendra Korrektuese në Dubravë.