Kapet hajni, falë kamerave të sigurisë
Prizren, 6 korrik - Policia në Prizren ka arritur të kapë autorin që kishte kryer vjedhjen me 15 tetor të vitit 2016, rreth orës 16:55 minuta.
Policia njofton se në këtë datë, në një automjet në afërsi të marketit Laja në fshatin Landovicë pati ndodhur një vjedhje e rëndë me ç rast i dyshuari e kishte thyer xhamin e një veture dhe kishe marrë në mënyrë të kundërligjshme stoli të arta në vlerë prej rreth 7000 eurove.
Në atë kohë hetuesit e Stacionit Policor Veriu në Prizrenin kishin kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe kishin arritur që të gjenin pamje të marra nga një kamerë e sigurisë.
\"Ndërkaq, sot, në mëngjes, në rrugën Ibrahim Lutfiu është arrestuar i dyshuari J.K. dhe i njëjti dërgohet në mbajtje ndërkaq provat materiale dhe shkresat e lëndës, me kohë janë dorëzuar në prokurorinë e shtetit\", thuhet në një komunikatë të Policisë në Prizren.