Kapet duke futur narkotik në burgun e Lipjanit
Prishtinë, 9 maj - Dje rreth ores 11, oficerët e Qendrës Korrektuese në Lipjan, në kohën e vizitave, pas kontrollit të bërë ndaj vizitores F.S, kanë zbuluar se ajo posedon substancë narkotike.
Substanca narkotike e gjetur të vizitorja ishte e dedikuar për të paraburgosuren I.A.
Përkundër faktit, që vizitorja F.S ka qenë në paraburgim në Qendrën Korrektuese në Lipjan, si e akuzuar për blerje, posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, nga data 30 shtator deri më 25 dhjetor 2009, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, i ka mundësuar të bëjë vizitë në këtë qendër korrektuese.
Me rastin është njoftuar Stacion i Policisë në Lipjan, të cilet kanë filluar hetimet.