Kapet banda e heroinës me shqiptarë dhe irakianë në Zvicër
Bernë, 29 janar - Policia e Aargaut në Zvicër ka arrestuar në Rothrist dy shqiptarë dhe tre irakianë, të dyshuar për tregti droge, transmeton Albinfo. Me këtë rast në një shtëpi është gjetur një sasi e madhe heroine.
Policët civilë patën përgjuar pjesëtarët e kësaj bande rreth stacionit hekurudhor në Rothrist. Njëri nga shpërndarësit madje i kishte ofruar heroinë policit.
Me këtë rast policia kishte arrestuar një shqiptar 23-vjeçar, i cili po qëndronte në Zvicër pa leje të rregullt qëndrimi.
Pas hetimeve në vazhdim, policia kantonale ka gjetur në afërsi shtëpinë ku banonte i arrestuari.
Policët kanë gjetur në atë shtëpi një tjetër shqiptar 27-vjeçar dhe tre irakianë. Me këtë rast në një kthinë përmes qenit policor është gjetur një sasi e madhe, e papërcaktuar e heroinës.
Policia ka arrestuar të gjithë personat e implikuar në këtë tregti, irakianë dhe shqiptarë.