Kapen përsëri 4 shtetas të huaj gjatë tentim hyrjes ilegale
Hani i Elezit, 2 mars - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se dje në orët e pasdites, oficerët doganor kanë ndaluar një grup prej 4 shtetasve te huaj, qe permes nje ngarkese komerciale, tentuan të futen ilegalisht në Kosovë.
Adriatik Stavileci zëdhënës i doganave ka thënë se gjatë procedurë së zhdoganimit të mallrave nga një kompani kosovare e cila importonte mallra nga Turqia, oficerët doganor arritën të gjenin të fshehur brenda maunës katër shtetasit e huaj, qe te gjithe me origjine nga vendet aziatike.
"Pas zbulimit menjëherë është thirrur Policia e Kosoves, e cila e ka marr rastin përsipër dhe ka bërë arrestimin e katër personave", ka theksuar Stavileci.
Ky sipas tij është rasti i dytë i zbulimit te tentimit te hyrjeve ilegale te personave brenda javes, pasi tri dite me heret ishte parandaluar hyrja e tre personave te tjere, ne nje menyre identike te transportit.
"Dogana ka intensifikuar kontrollat, pasi që janë rritur dyshimet se bëhet fjalë për një rrjet të organizuar të kontrabandës me njerëz, qe tentojne te shfrytezojne Kosoven si vend transit", ka nënvizuar ai.