Kapen mbi 25 kg narkotikë në Vërmicë
Prishtinë 13 janar Njësitë e Doganës së Kosovës sot në mëngjes kanë arritur të kapin mbi 25 kg narkotikë të llojit marihuanë.
Sot gjatë kontrollit të autobusit së linjës Prishtinë Tiranë - Prishtinë njësitet e doganës kanë selektuar për kontrollimin detal këtë autobusit.
Gjatë kontrollës së ushtruar nga oficerët doganor të valixheve të udhëtarëve në dy prej tyre është hasur në lënde të dyshuar narkotike e llojit marihuanë së sasi totale prej 25.8 kg.
Pas bashkëpunimit me policinë është identifikuar edhe personi në pronësi të valixheve i cili është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Rasti së bashku me lëndën narkotike i është dorëzuar Policisë për vazhdimin e hetimeve.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.