16 Janar 2025

Kapen mbi 20 kg lëndë narkotike

Prishtinë, 1 maj - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se Njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë ditëve të fundit kanë arritur të kapin në dy raste të ndara afër 20 kg lëndë narkotike.

Në rastin e parë një shtetase  e Serbisë  e cila udhëtonte në relacionin Shqipëri – Kosovë respektivisht linja Tiranë - Prishtinë është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit brenda autobusit, zyrtarët doganor kanë vërejtur lëvizje të dyshuar tek kjo udhëtare.

Gjatë kontrollit të valixhes është hasur në disa paketime – gjithsej 5 pako, të dyshuara si substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përafërt afërt 1.5 kg.

Derisa rasti i dytë ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Kullës ku një shtetas i Shqipërisë gjatë daljes është selektuar për kontrolle te vijës se dytë, kontrolli i automjetit është bëre së bashku me policinë.

Gjatë kontrollit nën ulësen e pasme të automjetit është vërejtur  ngjyrë e freskët dhe ka qenë indikatorë që të vazhdohet me kontrolle më te thellë.

Pas përdorimit të pajisjeve donacion nga qeveria e SHBA-ve janë gjetur 18 pako te mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe. Në të dy rastet personat janë arrestuar nga Policia derisa raste janë dorëzuar në Polici.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)