17 Janar 2025

Kapen fishek gjuetie

Prishtinë 5 shkurt - Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitet e Doganës gjatë kontrollit të një autobusi që vinte nga Shqipëria gjetën në valixhen e një udhëtari plumba gjuetie. 

Adriatik Stavileci, zëdhënës i doganës ka thënë se plumbat e gjuetisë janë  tentuar të kontrabandohen duke transportuar me autobus, duke krijuar përshtypjen se janë udhëtarë të zakonshëm me valixhe që bartin gjërat personale.

Por me kontrollimin detal të çantave sipas tij është arritur të zbulohen plumbat. Sasia - 10 plumba gjuetie - Fiocchi 12HV7/0 6.2mm/

\"Me këtë rast pala ka shkaktuar vepër penale sipas nenit 274, pika b, te KDAK-ës. Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e municionit rasti është dorëzuar tek policia për vazhdim të mëtutjeshëm te hetimeve\", ka theksuar Stavileci.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  








 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)