Kapen dy mashtrues te xhirollogarive bankare nga Kosova
Eislingen, 14 maj - Dy shtetas të Kosovës përmes dokumenteve të falsifikuara kanë arritur që të grabisin një sasi të konsiderueshme të parave nëpërmjet bankave.
Ata mbushnin fletëpagesa bankare në emër të asociacioneve të ndryshme gjermane, ndërsa bankat i dërgonin paratë e këtyre asociacioneve në kontot e dy kosovarëve.
Policia gjermane zbuloi skemën e mashtrimit për dy kosovarët që jetonin në Memmingem dhe Eislingen.
Dy grabitësit e perfeksionuar, i dërgonin bankës kërkesën se gjoja kanë humbur kartën e asociacionit, dhe pas kësaj banka menjëherë i dërgonte kartën bankare të dubluar në emër të asociacionit.
Ata në 26 rast kanë tërhequr para nga kontot e asociacioneve me një vlerë prej 36 mijë euro. Policia gjatë arrestit të tyre ka gjetur 22 mijë euro.
Gjatë kontrollit dhe bastisjes së banesave të tyre në Eislingen dhe Memingen janë gjetur dokumente të falsifikuara, pasaporta false, letra për transfere bankare, pajisje elektronike. Gjykata hetuese ka nisur të përgadit aktakuzën për dy shtetasit e Kosovës.
/comeze.net/