18 Janar 2025

Kapen 2 revole dhe 200 fishek te një udhëtar në Vërmicë

Vëmicë, 8 gusht - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të dy armëve, gjatë kontrollit të ushtruar ne një autobus.

Oficerët Doganor së bashku me oficerët policor kanë ndalur për kontroll në vijën e dytë një autobus me targa italiane ku gjatë kontrollit të bagazhit të udhëtarëve pikërisht tek kontrolli i një shtetasi Kosovar janë gjetur 2 (dy) revole dhe disa fishek të përshkruara si në vijim:
 
-    1 (një) Revole e tipit Bruni Mod. 92 kal 9 mm së bashku me një karikator,
-    1 (një) Revole e tipit Bruni Mod. 85 kal 8 mm së bashku me një karikator,
-    200 (dyqind) copë fishek 8 mm NIK SALVE-BLANK

Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e armatimit dhe municionit personi i është arrestuar nga ana e Policisë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit si dhe rasti është përcjell tek Policia për procedim të mëtejmë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)