Kapen 17 kg marihuanë në Vermicë
Prizren, 29 mars - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se oficerët e doganës kanë kapur rreth 17 kilogram të substancave narkotike të llojit marihuanë gjatë tentimit për të u kontrabanduar në Kosovë.
Adriatik Stavileci Zyra për media në dogana ka thënë së gjatë Kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Shqipërisë dhe e cila drejtohej nga dy shtetas Shqiptar.
Gjatë kontrollit të ushtruar të veturës sipas tij është dyshuar në ekzistimin e dyshemesë së dyfishtë e cila mund të ishte e punuar enkas për fshehje të mallit.
"Pas hapjes së shtresës metalike tek këmbët e ulëseve të karrikave të pasme janë gjetur edhe sasia e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë."
"Pas zbulimit është bërë ndalimi i personave në bashkëpunim me policinë ku edhe rasti së bashku me lëndën narkotike është përcjell tek policia e Kosovës për hetime te mëtutjeshme", ka theksaur Stavileci.