15 Janar 2025

Kandidatët për anëtarë të Kushtetueses sot në test

Prishtinë, 17 mars - Pas konstatimit të Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese se të tetë kandidatët e nominuar i përmbushin kushtet formale -juridike për t’u zgjedhur gjyqtar, Komisioni ka vendosur që të martën kandidatët t’i nënshtrohen testit me shkrim.

Ky test me shkrim do të mbahet në njërën prej sallave në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, përderisa testi me gojë do të mbahet më 18 mars.

Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese ka konstatuar se tetë të nominuarit: Bekim Sejdiu, Arif Riza, Emrush Kastrati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hajrije Shala, Hava Ismaili dhe Mazllum Baraliu, i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)