17 Maj 2024

Kallëzim penal ndaj zyrtarëve komunal të Komunës së Drenasit

Prishtinë, 27 tetor - Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Drenasit, Sokol Bylykbashi, dorëzoi sot në Prokurorinë Themelore Kallëzim penal ndaj zyrtarëve të administratës komunale të Komunës së Drenasit, mbi keqpërdorimet e gjetura në raportin e auditorit.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në qershor të këtij viti ka publikuar raportin e saj vjetor në lidhje me pasqyrat financiare të Komunës së Drenasit për vitin 2013.

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm (Nr. i Dokumentit: 22.7-1-2013-08) përmban të gjetura domethënëse që dëshmojnë se ka pasur shpërdorim të detyrës publike nga disa zyrtarë komunal.

Në raport janë evidentuar shkelje të ndryshme në disa sektorë të rëndësishëm të cilat kanë dëmtuar interesin e përgjithshëm.

Raporti i Auditorit të përgjithshëm ka nxjerrë në pah parregullsi të mëdha në Drejtorinë e Arsimit, në Drejtorinë e Urbanizmit, ka bërë riparime të automjeteve për pjesët që nuk janë specifikuar në kontrata, ka bërë pagesa për derivate pa i pasur të bashkëngjitura fletëdërgesat e mallit, e të tjera.

Të bashkëngjitur mund ta gjeni të plotë Kallëzimin penal si dhe raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Drenasit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)