04 Maj 2025

Kallëzim penal ndaj Agim Bahtiri për kërcënim ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

Prishtinë, 2 gusht - Policia e Kosovës, konkretisht departamenti i hetimeve ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, pasi që i njëjti me 23 korrik nëpërmjet telefonit e kishte kërcënuar dhe sharë gazetarin Shkumbin Kajtazi.

Policia ka bërë të ditur se pas denoncimit të rastit nga gazetari Shkumbin Kajtazi, në kuadër të autorizimeve ligjore i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, ku pas përfundimit të hetimeve ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj kërcënuesit Agim Bahtiri.

“Bazuar në procedurat ligjore  Policia e Kosovës ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin. Rasti është kompletuar dhe është dërguar në prokurorinë kompetente”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Kujtojmë se, që nga janari i këtij viti e deri me tash, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar gjithsej 13 raste të gazetarëve. 2 nga këto raste janë sulme fizike, 10 raste të tjera janë kërcënime verbale dhe 1 rast tjetër është dëmtim i pronës së një gazetareje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)