14 Maj 2024

Kadetët e FSK-së, realizojnë ushtrimin “Marsi 2014”

Prishtinë, 17 mars - Bazuar në planin kalendarik të trajnimeve njësitë e KDS-së janë duke realizuar trajnime të ndryshme në bazë të planit të punës. Kështu, njëra nga njësitë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), Qendra e Studimeve Universitare (QSU), ka realizuar Ushtrimin Fushor (UF)  të koduar “Marsi 2014”.

 Kadetët e QSU-së, pjesën teorike e realizuan në hapësirat e Kazermës “Skënderbeu”  realizuar nga instruktorët e KDS-së, prej datës 14-16 mars 2014. Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë 6 pjesëtarë të stafit të QSU-së  dhe 34 kadetë të cilët janë ndarë në dy grupe, temat e realizuara gjatë këtij trajnimi ishin: Operacionet sulmuese dhe mbrojtëse në nivel togu të Luftës konvencionale.

Ndërsa, komandanti i QSU-së, kapiten Avni Kiqina ka ndjek nga afër realizimin e ushtrimit fushor ku bashkërisht me stafin e QSU-së ka dhënë vlerësimin final për angazhimin e kadetëve, për të theksuar se përveç pjesës teorike të cilën kadetët janë duke e realizuar në hapësirën e QSU-së, po e kompletojmë edhe pjesën praktike e që ka qenë shumë e nevojshme për kadetët tanë”.

 Meqenëse të gjithë ishin kadetë në ushtrim, stafi i QSU-së ka ndarë detyrat për kadetët në bazë të përvojës së gjeneratave, kjo për shkak se pjesëmarrës ishin kadetë që nga viti i parë deri në vitin e katërt.

Ndërsa, stafi i QSU-së ka vëzhguar trajnimin nga afër dhe ka analizuar me kujdes punën e tyre dhe realizimin e Ushtrimit Fushor, pas të cilit është bërë edhe një analizë ku janë dhënë vërejtje dhe rekomandime për përmirësimin e disa elementeve.

Vlerësimi final ishte se ky ushtrim ka qenë mjaft frytdhënës dhe ka ndihmuar kadetët që të shohin sfidat me të cilat mund të ballafaqohen gjatë karrierës së tyre ushtarake, dhe vendimet të cilat duhet t’i marrin.

 Kadetët e QSU-së, gjatë mbajtjes së Ushtrimit  të koduar“ Fushor Marsi 2014”i vizitoj edhe zëvendës komandanti i KDS-së, kolonel Irfete Spahiu, e cila me këtë rast i përgëzoi kadetët për angazhimin e tyre dhe stafin e QSU-së për një përgatitje të nivelit të lartë, ku ndër të tjera theksoi, se: “me një angazhim të tillë ju do të jeni të gatshëm që t’i realizoni detyrat të cilat dalin nga misioni i njësisë ku ju do të shërbeni,  gjithashtu, ky përkushtim i juaji besoj se do të jetë edhe në të ardhmen si pikë referimi për zhvillimin e karrierës”.

 Vlen të ceket se kadetët gjatë periudhës 4 vjeçare realizojnë disa ushtrime fushore, mirëpo kadetët e vitit të parë janë ata që kanë nevojë më së shumti të familjarizohen me rolin dhe detyrat që duhet t’i kenë në terren si dhe me sfidat me të cilat duhet të ballafaqohen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)