Kadetët e FSK-së me sukses realizuan Ushtrimin fushor Pëllumbi -2
Prishtinë, 8 prill - Qendra e Studimeve Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar ushtrimin Fushor Pëllumbi 2 në Zhegoc të Gjilanit.
Qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë përgatitja taktike në operacionet urbane ofensive dhe mbrojtjes, si dhe testimi i gatishmërisë fizike dhe psikike të kadetëve.
Gjatë realizimit të ushtrimit fushor, Pëllumbi 2 kadetët e QSU-së, u përballen edhe me temat tjera, si: Operacionet urbane ofensive dhe mbrojtëse, Evakuimi i të lënduarve nga fushëbeteja 9 pikësha, Navigimi tokësor ditën dhe natën, Patrullimet, Reagimi në kontakt, etj.
Për të përcjellë nga afër ushtrimin fushor të koduar me emrin Pëllumbi 2 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare, ishin: atasheu ushtarak i Mbrojtjes së SHBA-ve, koloneli Chud Butts , komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Kampit Bondsteel, koloneli Clinton Backer dhe oficerë të lartë të FSK-së.
Me këtë rast, paraqitjen e kadetëve të FSK-së e vlerësuan lartë, koloneli Butts, gjenerali Cikaqi dhe komandanti i QSU-së, kapiten Avni Kiçina i cili pos tjerash tha se është arritur tërësisht qëllimi dhe objektivat e ushtrimit për përgatitjen e kadetëve të QSU-së, para ushtrimit final vlerësues fushor, që do të mbahet në përfundim të vitit akademik.
Ndërsa, komandanti i KDS-së, gjeneral Cikaqi dhe atashe ushtarak i Mbrojtjes i SHBA-ve, kolonel Butts u ndanë të kënaqur me përgatitjen dhe paraqitjen e shkëlqyeshme të kadetëve të FSK-së, gjatë mbajtjes të ushtrimit fushor Pëllumbi 2.
Koloneli amerikan Butts e vlerësoj lart angazhimin e instruktoreve dhe kadetëve të QSU-së, në punën e palodhshme për përgatitjen e oficerëve të FSK-së, në të ardhshmen.