Kadetët e FSK-së mbajnë ushtrimin fushorë në Zhegoc
Prishtinë, 14 qershor - Sot në fshatin Zhegoc të Komunës së Gjilanit mbahet dita e vizitorëve në ushtrimin fushorë 'Kampi veror 2017' të kadetëve te Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ka filluar operacionet e saj stërvitore, nga data 5 deri me 18 qershor.
Në planifikimin, organizimin si dhe ekzekutimin e ushtrimit fushor Kampi veror 2017 janë të përfshirë të gjithë kadetët e Forcës së Sigurisë të cilët studiojnë në Qendrën për Studime Universitare të cilët matin dhe vlerësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara si në aspektin individual po edhe në atë ekiporë.
Operacionet e ushtrimit do ti përcjellin nga afër; oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, këshilltarët ushtarak të NATO-s për MFSK/FSK, komandanti i Kampit Ushtarak Amerikan \'Bondsteell\', si dhe oficerë tjerë të FSK-së.