03 Maj 2024

Kadetët e FSK-së dëshmuan standarde të larta profesionale

Krivollak, 21 qershor - Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Shemsi Veseli i shoqëruar nga gjeneral major Rrahman Rama, zëvendëskomandant i FSK-së dhe komandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT) dhe gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, vizituan  ushtrimin “Kampi veror 13” –“Përpjekja gjithëpërfshirëse e kombinuar për ndërtimin e paqes”, në poligonin ushtarak “Krivollak” të Republikës së Maqedonisë në të cilin për dhjetë ditë u stërvitën kadetët e FSK-së.

Zv/ministri i FSK-së Shemsi Veseli u shpreh tepër i lumtur me rezultatet e arritura të kadetëve të FSK-së, në kuadër të “Kampit veror 13”, dhe i uroj ata për rezultatet e arritura gjatë stërvitjes duke shtuar se çdo ditë e më shumë FSK-ja po tregon që ka të zhvilluar profesionalizmin, gatishmërinë dhe se sprovat e tilla si kjo në këtë ushtrim po tregojnë që FSK-ja po aplikon standarde të NATO-s  dhe se gjatë zbatimit në praktik po tregon se është kompatibile me ushtritë me të cilat është në partneritet.

Talat Xhaferi, ministri i mbrojtjes të RM, me këtë rast tha se fryma e bashkëpunimit dhe e gatishmërisë së kadetëve pjesëmarrës në ushtrim është e jashtëzakonshme. Më tej ministri Xhaferi, përgëzoj edhe FSK-në për kualitetet që po tregon në këto ushtrime, nëpërmjet suksesit që po tregojnë në stërvitje të përbashkëta  pjesëtarët e FSK-së.

Stërvitjen përfundimtare të ekzekutimit të ushtrimit e realizuan bashkërisht si një trup, kadetët e FSK-së, të ushtrisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë së Madhe, Malit të Zi, Maqedonisë  dhe ata të Ushtrisë së Bullgarisë.

Në poligonin ushtarak “Krivollak” ishte i pranishëm Ministri  Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë(RM), Talat Xhaferi si dhe përfaqësues të ministrive të Mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në Ushtrim.

Objektiv i përgjithshëm i “Kampit veror 13’’ ishte që të sjellë  në praktikë me anë të stërvitjeve, sfidat komplekse të operacioneve në konflikte dhe pas konflikteve, operacionet që kadetët pjesëmarrës- luftëtarë të ardhshëm të paqes mund të përballën në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)