17 Janar 2025

Kadaj-Bujupi: Ne bëmë atë që është detyrë, mbrojtëm Kushtetutën

Prishtinë, 23 shkurt - Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj - Bujupi ka deklaruar sot në Gjykatë se ka bërë atë që e kanë detyrë e që është mbrojtja e Kushtetutës.

Drejtësia sipas saj qëndron jo në të qenurit neutral midis të drejtës dhe të gabuarës, por në gjetjen e së drejtës dhe mbështetjen­ e saj kudo, kundër të gabuarës.

"Ne nuk mund të pretendonim që nuk po shohim, e as të kthenim kokën mënjanë, kur shkelej akti më i lartë juridik i vendit. Ne bëmë atë që është detyrë, mbrojtëm Kushtetutën dhe të drejtën", theksoi Kadaj - Bujupi.

Kjo sipas saj u konfirmua edhe me vendimin e Gjyka­tës Kushtetuese të datës 23 dhjetor 2015, andaj siq është shprehur ajo |ne nuk jemi në konflikt me Ligjin, përkundrazi vepruam në mbrojtje të së drejtës\".

\"Jemi në konflikt me dy marrëveshjet dhe ­po përballemi me akuza për qëndrimet ton­a politike.\"

\"Kjo nuk është demokratike, dhe demokrac­ia nuk është palaço të vallëzoi sipas kërkesave ditore\", thekson në fund të deklaratës deputetja Kadaj - Bujupi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)