Kadaj Bujupi mbrohet në liri, Topalli në arrest shtëpiak
Prishtinë, 31 dhjetor - Gjykata e Apelit ka provuar ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Faton Topalli dhe Donika Kadaj Bujupi.
Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka vendosur që aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 17.12.2015, të ndryshohet në këtë mënyrë:
- Të pandehurit Faton Topalli i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i caktohet ajo e arrestit shtëpiak, e cila do të zgjas deri me 17.02.2015.
- Të pandehurës Donika Kadaj Bujupi, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak . E dyshuara pas marrjes se aktvendimit do të mbrohet në liri.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e mbrojtësve janë të bazuara. Sa i përket të dyshuarës Donika Kadaj Bujupi, nga shkresat e lëndës, nuk rezulton asnjë rrethanë e posaçme, objektive që do ta bënte të arsyeshëm bazën ligjore, të vazhdimit të arrestit shtëpiak.
Ndërsa në rastin e të dyshuarit Faton Topalli, kjo gjykatë vlerëson se dhe me masën e arrestit shtëpiak, do mund të sigurohej, prania e tij në procedurë, dhe mundësia e pengimit të veprës penale, konform dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.