02 Maj 2024

Kabashi kërkoi nivelin më të lartë të përgjegjësisë të të gjithë stafi

Prishtinë, 20 korrik - Kryeprokurori i Shtetit dhe njëherësh kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi, zhvilloi sot një takim të përbashkët me të gjithë kryeprokurorët dhe administratorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës, dhe me menaxhmentin e lartë të sekretariatit të KPK-së.

Qëllimi i mbajtjes së këtij takimi ishte shqyrtimi i obligimeve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave për Kosovën.

Në këtë takimin kryeprokurori Kabashi shpërndau detyrat dhe obligimet tek të gjithë kryeprokurorët, administratorët dhe menaxhmenti i sekretariatit të KPK-së, që duhen plotësuar gjatë fazës së raportimit lidhur me të arriturat dhe sfidat, me të cilat përballet sistemi prokurorial në Kosovë.

Kryeprokurori Kabashi, po ashtu kërkoi nivelin më të lartë të përgjegjësisë, angazhimeve dhe përkushtim të të gjithëve në përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin jo vetëm nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, por edhe ato të raportit të progresit që pritet të publikohet për vitin 2012.

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, në këtë takim morri vendim, me të cilin ka caktuar koordinatorë të veçantë për fusha të caktuara në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Zyrës se Kryeprokurorit të Shtetit,

a)      për veprat penale të korrupsionit.

b)     për krimin të organizuar.

c)      për trafikim me qenie njerëzore  dhe shfrytëzim seksual të të miturve.

d)     për pastrim të parave dhe pengimin e financimit të terrorizmit.

e)      për krime kibernetike dhe krimet lidhur me zgjedhjet.

f)       për krimet lidhur me narkotikët.

g)     për krimet e kryera nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës.

h)     për krimet ndërkufitare dhe kontrabandim me mallra kur ato nuk hyjnë ne sferën e krimit te organizuar.

i)       Prishtinë për krimet financiare lidhur me tatimet.

j)        për veprat penale nga kapitulli i veprave penale kundër ekonomisë.

k)     koordinator për trajnime ne zyrën e vlerësimit të Performancës për trajnimet e prokurorëve, pjesëmarrjen e tyre në seminare vendëse apo ndërkombëtare, hartimin e strategjive të KPK-së, institucioneve tjera në të cilat marrin pjese prokurorët dhe në grupet punuese për hartimin e ligjeve, duke përfshirë edhe Njësitin për Mbrojtje të Viktimave  dhe pjesëmarrjen e tyre në seminare, hartimin e strategjive të ndryshme, si dhe për trajnime të stafit mbështetës të sistemit Prokurorial.
 

Koordinatorët e caktuar janë të obliguar që të raportojnë  çdo javë për të gjitha aktivitetet e sistemit prokurorial, ndërkaq kryeprokurorët e prokurorive të Republikës së Kosovës, zëvendës kryeprokurorja e PSRK–së dhe drejtori i Njësitit për Vlerësim të Performancës  janë drejtpërdrejtë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)