Ka ardhur koha që FSK-ja të bëhet ushtri
Ata kanë thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës brenda kësaj periudhe i ka bërë krenarë të gjithë qytetarët e Kosovës, duke i përmbushur objektivat që ka pasur para vetes.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Veseli dhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku kanë thënë për Epokën e re se tani ka ardhur koha që kjo forcë të transformohet në ushtri.