15 Janar 2025

Juniku së shpejti bëhet me gjykatë

Prishtinë, 7 maj -  Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e fundit ka miratuar Projektligjin për gjykatat, ku parashihet edhe themelimi i Degës së Gjykatës Themelore në Komunën e Junikut.


Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, vendimin e qeverisë për themelimin e  gjykatave të reja e ka cilësuar si vendim të mirëpritur për qytetarët e Junikut.

 “Te dashur bashkëqytetarë dua të ndaj një lajm të gëzueshëm me ju. Qeveria e Kosovës, miratoi projektligjin për Gjykatat i cili parasheh themelimin e Degës së Gjykatës Themelore në Komunën e Junikut”, ka shkruar Kuçi në profilin e tij  në “Facebook”. Gjykata Themelore e Junikut do të jetë degë e Gjykatës Themelore të Gjakovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)