John Clint Williamson, prokuror special për akuzat e Marty
Prishtinë, 29 gusht - Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit Eulex ka bërë të ditur se në krye të hetimeve ndërkombëtare për hetimet lidhur me pohimet e Dik Martit është emëruar Gjon Klint Uilijamson, nga SHBA.
John Clint Williamson është emëruar si prokurior special i task forcës, ekipit të veçantë, të hetuesisë. Ky ekip do të zhvillojë hetimet e mëtutjeshme lidhur me pohimet që përmban raporti i Këshillit të Evropës i dhjetorit 2010, i përpiluar nga senatori Dik Marti, thuhet në njoftimin nga Eulex.