14 Maj 2024

Jo zgjidhje ushtarake në Mitrovicë

Prishtinë, 23 prill - Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka mision ushtarak për të vepruar në veri të Kosovës. Ministri i FSK-së, Agim Ceku, tha se FSK-ja është nën kontrollin demokratik civil dhe kryen punët e veta dhe zbaton urdhërat që merr.

Ministri Çeku shtoi se forca është mjeti i fundit për zgjidhjen e problemit në veri: “Veriu është një problem që kërkon angazhimin e të gjithëve, jo vetëm të qeverisë dhe institucioneve, por edhe angazhimin e të gjitha subjekteve të tjera, përfshi këtu edhe shoqërinë civile. E kam thënë gjithmonë që forca është mjeti i fundit për zgjidhjen e situatës në veri.”

Këto komente, z. Çeku i beri të dielën gjatë mbjelljes së disa fidanëve në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

“Kemi detyrim ligjor dhe moral për të menduar edhe për brezat e ardhshëm. Duhet që të bëjmë gjithçka kemi mundësi për një mjedis sa më të pastër”, theksoi Shpëtim Rudi, zëvendësministër i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë Civile në Komunën e Prishtinës, Agim Gashi kërkoi nga qytetarët që të jenë më të kujdesshem sepse toka po degradohet, po shfrytëzohet joracionalisht dhe sipas tij nuk po mbrohen pasuritë natyrore. /

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)