Jevtic: Thyerja e shtëpive mesazh i qartë për frikësimin e të kthyerve
Prishtinë, 9 shtator - Ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, dënon ashpër thyerjen e katër shtëpive dhe dy objekteve ndihmëse në fshatin Grabc të Klinës.
\"Mbrëmë thyerja e shtëpive në Grabc të Klinës dhe vjedhja gjësendeve nga to, është një mesazh i qartë për frikësimin e të kthyerve në Kosovë, dhe mesazh se nuk janë të mirëseardhur ata që dëshirojnë të kthehen. Për ne që punojmë në kthimin e qëndrueshëm ky është një sinjal se puna jonë është e kotë.\"
\"Unë dua tu them të gjithë atyre që mendojnë se në këtë mënyrë mund të zvogëlojnë përpjekjet tona për një kthim sa ma të madh të zhvendosurve dhe sigurimin e kushteve për një jetesë sa ma të sigurt për ta, se nuk do të arrijnë ti realizojnë synimet e tyre.\"
\"Ne apeluam, aplejomë dhe do të apelojmë në të gjitha institucionet relevante që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë, për të shtuar përpjekjet e tyre që mos të ndodhin incidente të tilla në të ardhmen\".
\"Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe unë personalisht, do të bëjmë çdo gjë të mundshme që kthimi në Kosovë të ketë sukses dhe mbijetesa të jetë e qëndrueshme, pavarësisht se në çfarë probleme do të hasim \", tha ministri Jevtic.