15 Janar 2025

Jevetiç: Gjendja në Pejë alarmante

Prishtinë, 14 korrik - "Pas incidentit të javës së kaluar në Gorazhdevc kur është qëlluar me armë zjarri vetura me targa të Beogradit, kur është gjuajtur me koktej mollotovi në përmendoren e fëmijëve të vrarë, si dhe mbishkrimet që janë paraqitur në qendrën e fshatit vetëm një ditë pas sulmit ndaj familjes Desic në fshatin Brestovik, sot në mëngjes ka ndodhur edhe një sulm tjetër në qendër të Gorazhdevcit, ku është qëlluar me arme zjarri pjesëtari i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë në detyrë dhe është plagosur.

Me incidentin e fundit tek banorët e Gorazhdevcit është krijuar një parehati dhe nuk ndihen të sigurt. Duke pasur parasysh faktin se është qëlluar në policin i cili ishte në detyrë dhe uniformë, banorët e pyesin veten me të drejtë se sa janë ekstremistët të gatshëm të shkojnë drejtë realizimit të qëllimeve të tyre.

Dëshiroj të përshëndes punën e policisë e cila ishte në vendin e ngjarjes dhe ka kryer në mënyrë profesionale punën e saj kur ka vërejtur se grupi i të dyshuarve gjendet në qendër të fshatit dhe kanë provuar ti legjitimojnë ata.

Edhe një herë, kush e din edhe për të satën herë, ftoj organet që të bëjnë përpjekje që akterët e kësaj vepre, po edhe të veprave tjera, të vihen para drejtësisë, sepse kjo do të kontribuoj në qetësimin e gjendjes së tërësishme, e cila me këto incidente është dëmtuar seriozisht.

Gjendja është alarmante dhe sulmet e fundit janë pjesë e aktiviteteve të planifikuara të grupeve të caktuara, me qëllim që gjendja e sigurisë të destabilizohet’’, ka theksuar ministri Jevtic në njoftimin e tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)