Jep dorëheqje drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren
Prizren, 27 gusht - Në vazhdën e zhvillimeve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Drejtori i Qendrës së Paraburgimit (QP) - Prizren ka paraqitur sot dorëheqjen nga pozita e Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Akti i dorëheqjes i është dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi.
Drejtori i QP - Prizren aktin e dorëheqjes e ka marr si hap personal për rrethana personale-shëndetësore, gjithashtu duke marrë për bazë zhvillimet në institucionin me të cilin ka udhëhequr.