Jep dorëheqje drejtori i antiterrorizmit në AKI
Prishtinë, 23 janar - Jep dorëheqjen nga detyra Kujtim Qerimi, Drejtor i Antiterrorizmit në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).
Arsyeja e dorëheqjes së Qerimit sipas \"Radio Kosova\" ishtë fakti se ai ishte nën hetim me akuzën për shkelje të detyrës zyrtare.
Mësohet se procesi i hetimit ndaj Drejtorit të Antiterrorizmit në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës ka filluar kohë më parë.