13 Maj 2024

Jens Stoltenberg zgjedhet sekretari i ri i NATO-s

Bruksel, 29 mars - Jens Stoltenberg, ish-Kryeministër i Norvegjisë do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s duke zëvendësuar në këtë post, kreun aktual të Aleancës, Anders Fogh Rasmussen.

Ai do të marrë detyrën në krye të Aleancës ushtarake në tetor të këtij viti, muaj kur Rsamussen përfundon mandatin e tij prej pesë vitesh në krye të NATO-s. Vendimi për të zgjedhur Jens Stoltenberg u mor nga Këshilli i Aleancës.

Në komunikatën e shpërndarë pasditen e së premtes aty thuhej: “Këshilli vendosi të emërojë zotin Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke pasuar Anders Fogh Rasmussen”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)