Javën që vjen vendoset se çfarë do të bëhet me Velijan
Prishtinë, 3 shtator - Javën që vjen pritet që të vendoset se çfarë do të bëhet me Natali Velijan, e cila dysahohet për keqpërdorim të 1.4 milinonë nga prodhimi i pasaportave biometrike.
Sipas Nuhi Paçarizit, avokatit të saj afati për vazhdimin e paraburgimit i ka kaluar të gjitha limitet , ndaj nuk beson që t\'i vazhdohet kjo masë arresti.
Nuk besoj më që i vazhdohet paraburgimi, ka thënë Pacarizi për Express.
Krejt kjo, pasi avokati thotë se vazhdimi i kësaj masa i ka kaluar të gjitha limitet.
Prandaj ose duhet të ngritët një aktakuzë ose klientja ime duhet të lirohet në një procedurë të rregullt, pohon ai.