04 Maj 2024

Javë më e qetë në Mitrovicë

Mitrovicë, 7 maj - Përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe ata të strukturave të sigurisë, vlerësuan të hënën në takimin  Komitetit për siguri publike, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, se situata e sigurisë gjatë javës së fundit ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident serioz.

Poashtu  u vlerësua se edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe që janë mbajtur me lehtësimin e OSCE-së kanë kaluar të qeta edhe në veri të Kosovës.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, shprehu respekt për qytetarët, sidomos ata në lagjet me popullatë të përzier etnikisht në veri, të cilët janë treguar të përgjegjshëm duke kontribuar në ruajtjen e qetësisë.

Poashtu ai qmoi punën e mirë të strukturave të sigurisë, si Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për mbarëvajtjen e situatës në veri.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, të cilat janë mbajtur në Zveçan dhe Zubin Potok, kryetari Kastrati, theksoi se ato janë ilegale dhe si të tilla të papranueshme.

“Ato janë organizuar nëpër hapësira private, pa ndonjë monitorim dhe në kundërshtim me ligjet vendore”.

Ndërsa, Shefqet Aliu, nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se në përgjithësi java e fundit ka qenë e qetë.

Ai theksoi se një rol shumë të madh e ka shtimi i pranisë së trupave të KFOR-it, por edhe të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Ndërsa, komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se edhe në jug të qytetit situata ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident. Ndërsa për veri, tha se prania e shtuar e policisë do të vazhdoj të mbahet edhe më tutje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)