10 Janar 2025

Javë e qetë në veri

Mitrovic, 3 qershor - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës vlerësuan të hënën në takimin e e Komitetit për siguri publike se situata gjatë javës së fundit ka qenë e qetë.

Megjithatë ata theksuan se kërkohet vigjilencë e vazhduar meqë situate mbetet e paqëndrueshme.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, tha se javën e fundit nuk ka pasur ndonjë incident serioz në veri, mirëpo sido që të jetë duhet të vazhdoj prania e shtuar e forcave të rendit.

Ai përmendi si shqetësim zërat kundër implementimit të marrëveshjes që janë duke u shtuar në veri të Kosovës.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se gjatë javës së kaluar ka pasur një situatë të qetë dhe nuk ka pasur ndonjë incident që kishte me ndikuar në sigurinë e përgjithshme.

“Tash është koha e implementimit të marrëveshjes dhe atje mund të priten incidente nga grupet ekstremiste”.

Ai përmendi si shqetësim edhe lëvizjet e dyshimta të personave të panjohur gjatë ditëve të fundit në veri të Mitrovicës. “Organet e sigurisë duhet të marrin masa dhe të parandalojnë problemet”. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)