Java e gjobave
Prishtinë, 11 maj - Për tetë ditë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 9 mijë e 658 gjoba trafiku. Por, të gjithë ata që mendojnë se këto gjoba janë dhënë vetëm për tejkalim shpejtësie nga ana e vozitësve, atëherë gabojnë.
Si asnjëherë më parë, Policia e Kosovës nga 1 maji dhe në vazhdim është duke zbatuar me përpikëri aksionin Java e sigurisë.
Policia thotë se aksioni nuk ka për qëllim ndëshkimin e pjesëmarrësve në komunikacion, por vetëdijësimin e tyre për rëndësinë e sigurisë në rrugë.