Jasmina Vasiq emërohet zëvendësministre e FSK-së
Prishtinë, 9 shtator - Me vendim të Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës zotit Hashim Thaçi, në pajtim të rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, mori vendim për emërimin e Znj. Jasmina Vasiq, zëvendësministre e Forcës së Sigurisë.
Emërimi i Vasiq bëhet në vend të ish zëvendësministrit të mëparshëm Sllavisha Filipoviq.
Zëvendësministrja Vasiq është banore e Graqanicës, ka të kryer fakultetin ekonomik. Ajo është e nominuar për zëvendësministre nga partia Demokracia Sociale.
Znj. Jasmina Vasiq, sot zyrtarisht e filloi punën e zëvendësministres në Ministrinë e FSK-së. Me këtë rast ajo u zotua se do të bëjë angazhim maksimal në realizimin e detyrave në Ministrinë e FSK-së.