Jashari, vizitoi familjen që iu dogj shtëpia në Podujevë
Podujevë, 1 shkurt - Zëvendësminstri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jashari, vizitoi sot familjen e Bashkim Behlulit në Podujevë.
Familja 12 anëtarëshe, e cila jeton në kushte shumë të rënda, mbrëmë i është djegur shtëpia.
Kryefamiljari Behluli është i paaftë për punë dhe ekzistenca e familjes së tij varet nga pensioni invalidor, i cili sipas tij është i pamajftueshëm për të mbijetuar.
Ai ka apeluar tek zëvendësministri Jashari që ti ndihmohet në rindërtimin e shtëpisë, pasi që me këtë pension ai mezi e siguron ekzistencën për familjen.
Zëvendësministri Behluli, ka shprehur keqardhjen për djegien e shtëpisë, e cila për fat të mirë ka kaluar pa pasoja për familjarët.
Ai ka premtuar kryefamiljarit, Bashkim Behluli, se do të angazhohet për një zgjidhje të shpejtë për këtë familje.
Familja e cila mbeti pa kulm mbi krye, është pjesëtare e komunitetit ashkali.