Jashari: Deputetët të mos e votojnë Gjykatën Speciale
Prishtinë, 13 qershor - Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se organizatat e dala nga lufta do të protestojnë më 17 qershor kundër padrejtësive që po u bëhen luftëtarëve të UÇK-së.
Në një intervistë për Epokën e re, ai ka thënë se nëpërmjet protestës së radhës do tu bëjnë thirrje deputetëve ta miratojnë ligjin për vlerat e luftës sa më shpejt.
Gjithashtu, ai ka thënë se organizatat e luftës do të kërkojnë nga deputetët të mos e votojnë themelimin e Gjykatës Speciale, e cila suprimon sovranitetin e shtetit dhe rrënon autoritetin e drejtësisë vendore. Jashari u ka bërë thirrje institucioneve të vendit ti mbrojnë vlerat e UÇK-së.
Ai ka thënë se akuzat ndaj UÇK-së fajtor janë edhe disa qarqe të caktuara vendore.