Jaroslava Novotna emërohet Kryeprokurore e EULEX-it
Prishtinë, 30 janar - EULEX-i e ka emëruar Jaroslava Novotna Kryeprokurore të re të tij. Novotna ka punuar si prokurore për më shumë se tridhjetë vite, kurse kohëve të fundit ka punuar në Prokurorinë Supreme të Republikës së Çekisë.
Ajo ka një përvojë të specializuar në trajtimin e rasteve të ndërlidhura me trafikimin e drogave dhe me krimin e organizuar.
Po shtu, ajo është specialiste në bashkëpunimin ligjor për çështje penale.
Novotna ka qenë përfaqësuese e Republikës së Çekisë për Misionin Eurojust në Tribunalin e Hagës, ku është marrë kryesisht me bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet Republikës së Çekisë dhe autoriteteve tjera kompetente të vendeve anëtare të BE-së.
Kryeprokurorja e sapoemëruar e EULEX-it do ta fillojë detyrën e saj menjëherë.