Jahjaga vendosi kurorë lulesh në përkujtim të ushtarëve britanikë
Prishtinë, 8 nëntor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, zotëri Ruairi Oconnell, përfaqësues të KFOR-it, si dhe komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, vunë kurora lulesh në memorialin britanik në bazën kryesore të KFOR-it në Film City në Prishtinë, në përkujtim të ushtarëve të rënëve gjatë Luftës së Parë Botërore e deri te të rënët në Kosovë.