Jahjaga: Të kapen autorët e vrasjes së Pistës
Prishtinë, 15 qershor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka dënuar vrasjen e kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista.
Presidentja Jahjaga në emër të institucioneve, të qytetarëve dhe në emrin e saj personal, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Pista për humbjen e njeriut më të dashur të saj.
Ajo ka theksuar se aktet e këtilla cenojnë rendin dhe sundimin e ligjit. Presidentja Jahjaga ka kërkuar nga organet e ndjekjes kapjen e autorëve të vrasjes dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.