14 Maj 2024

Jahjaga: Kush se respekton shtetin do të ballafaqohet me ligjin

Prishtinë, 14 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi sot Policinë e Kosovës, ku u prit me nderimet më të larta nga Garda e Nderit e Policisë dhe më pas u takua me drejtorin e përgjithshëm zotëri Shpend Maxhuni si dhe drejtues tjerë të Policisë.

Presidentja Jahjaga dhe drejtori i Policisë Maxhuni biseduan për punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së përgjithshme të qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni e njoftoi presidenten Jahjaga për punën, aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballet Policia e Kosovës.

Ai tha se pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë përkushtimin e tyre për të ofruar sigurinë për të gjithë qytetarët e vendit.

Drejtori i përgjithshëm Maxhuni theksoi se Policia e Kosovës është një institucion i profesionalizuar dhe po kryen me përkushtim detyrat e tij në shërbim të qytetarëve të vendit. Ai tha se edhe operacioni i fundit i arrestimit të personave të dyshuar për aktivitete terroriste ka dëshmuar përkushtimin e Policisë për garantimin e sigurisë në vend.

Presidentja e Republikës së Kosovës tha se vizita e saj në Policinë e Kosovës është një mbështetje institucionale për këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit. Ajo tha se Policia e Kosovës me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj ka siguruar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të vendit.

Ajo tha se Policia e Kosovës si institucion gjithëpërfshirës po bënë punë të madhe në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë kombëtare.

Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës i japin mbështetje Policisë së Kosovës në garantimin e rendit kushtetues të vendit.

Presidentja Jahjaga e shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm Maxhuni bënë vizitë në Qendrën e Përgjimit, në Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtarë në fushën e zbatimit të ligjit  si dhe në Qendrën Operative të Drejtorisë së Përgjithshme.

Pas vizitës presidentja dhe drejtori i përgjithshëm dhanë deklaratë për media. Po e botojmë të plotë deklaratën e presidentes Jahjaga:

Sot kam ardhur për të vizituar Policinë e Republikës së Kosovës, për t’i ofruar mbështetjen e institucioneve për punën dhe angazhimin e të gjithë burrave dhe grave të këtij mekanizmi më të rëndësishëm të sigurisë, por njëherit t’i ofrojmë edhe përkrahjen tonë të pakursyer këtij institucioni që ofron dhe garanton sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë njëri ndër institucionet që gëzon respektin dhe besimin e qytetarëve në tërësi dhe kjo ka qenë e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Kosovës dhe është një punë e vazhdueshme e këtij institucioni për të ndërtuar në mënyrë të vazhdueshme besimin ndaj të gjithë qytetarëve.

Puna e secilit pjesëtar të Policisë së Republikës së Kosovës në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka bërë që ky nivel i besueshmërisë ndaj këtij institucioni të ngritet, por gjithsesi se kjo besueshmëri kërkon edhe një përkrahje dhe mbështetje edhe më të madhe nga ana e institucioneve, por edhe nga ana e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka vazhduar të ndërtojnë besimin e qytetarëve dhe kjo gjithsesi se do të vazhdojë tutje që të funksionojë sepse ne jemi të orientuar të ndërtojmë një shtet funksional, një shtet që garanton sigurinë e gjithsecilit qytetar sepse vetëm kështu ne do të dëshmojmë funksionimin demokratik të shtetit tonë dhe se Policia e Kosovës po ashtu është e ndërtuar edhe në parimin e gjithëpërfshirjes përbrenda vet këtij institucioni.
 
Operacioni i fundit i Policisë së Kosovës ndaj individëve të caktuar të dyshuar për veprime terroriste ka dëshmuar thjeshtë edhe bashkërendimin në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, por gjithsesi se ka dëshmuar edhe përkushtimin e palëkundur të këtij institucioni në ruajtjen dhe garantimin e sigurisë kombëtare të shtetit tonë.

Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë lirinë e gjithsecilit qytetar të shtetit tonë dhe drejtësia funksionon  për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe kushdo që nuk është në këtë anë, gjithsesi që do të ballafaqohet me dorën e rendit dhe të ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)