07 Maj 2024

Jahjaga kërkon angazhimin e prokurorisë në luftimin e ekstremizmit

Prishtinë, 8 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zotëri Sylë Hoxhën, të cilin fillimisht e përgëzoi për detyrën e besuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe të punës në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror.

Duke shprehur mbështetjen për Prokurorinë e Shtetit, Presidentja Jahjaga theksoi rolin e jashtëzakonshëm që ka ky institucion në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, si dhe në sigurimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë.

Presidentja Jahjaga theksoi se luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është detyrë parësore e të gjitha institucioneve të vendit dhe angazhimi i plotë i prokurorisë së shtetit në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe jetik në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për vendin.

Presidentja Jahjaga dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit diskutuan edhe për punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit, për mbarëvajtjen, angazhimet dhe sfidat e tij, si dhe për avancimin dhe profesionalizimin e këtij institucioni.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zotëri Sylë Hoxha, duke e falënderuar Presidenten Jahjaga për mbështetjen dhënë Institucionit të Prokurorit, shprehu gatishmërinë që të ushtrojë detyrën përmes dëshmimit të rezultateve.

Ai theksoi se Institucioni i Prokurorit të Shtetit është një hallkë e rëndësishme e mekanizmave të sigurisë në Kosovë dhe tha se ky institucion ka nevojë për rritjen e numrit të prokurorëve me qëllim të shtimit të efektshmërisë së punës së institucionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)