15 Maj 2024

Jahjaga: Do ta çrrënjosim radikalizmin

Prishtinë, 18 gusht - Presidentja e Kosovës Atifete Jahgjaga ka thënë së radikalizmi islamik nuk është kërcënim që kanos vetëm Kosovën, por ai del përtej kontekstit tonë të brendshëm.

Jahjaga në një interevistë për Radio Evopen e Lirë ka shtuar se Kosova nuk është e izoluar në përballje me këtë sfidë, e cila ka marrë përmasa globale.

\"Për ne është e rëndësishme që, si institucione, të veprojmë kundër individëve dhe grupeve që përbëjnë kërcënim për sigurinë tonë kombëtare; edhe si shoqëri të distancohemi nga veprimet kriminale e ekstremiste, që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat dhe idealet, mbi të cilat po e ndërtojmë shtetin tonë\", ka theksuar Jahajaga.

Qytetarët e Kosovës sipas saj janë përcaktuar për ndërtimin e një shteti që është faktor paqeje dhe stabiliteti dhe presin nga institcionet e vendit që të veprojnë për ta jetësuar këtë vizion.

Jahjaga ka thënë së Policia dhe mekanizmat tjerë të sigurisë e të drejtësisë, kanë dëshmuar kompetencë në ballafaqim me këtë sfidë dhe Republika e Kosovës ka dëshmuar se ka vullnet politik që të përballet me këto sfida.

\"Institucionet tona të sigurisë dhe të rendit do të bashkëpunojnë ngushtë që ta çrrënjosim këtë këtë kërcënim jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin e më gjerë\", ka thënë ajo me tutje. 


/REL/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)