28 Prill 2024

Jacobson vizitoj komandën e doktrinës dhe stërvitjes së FSK-së

Prishtinë Ferizaj, 2 prill - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson, së bashku me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastratin, kanë vizituar, sot, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj, ku u pritën nga komandanti i saj, gjenerabrigade Enver Cikaqi, me bashkëpunëtorë.

Komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati e njoftoi me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, dhe njëheritë e falënderoi për ndihmë e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për FSK-në dhe Kosovën.

Ndërsa, komandanti i KDS-së gjeneral Cikaqi e njoftoi ambasadoren për zhvillimin dhe punën që po kryhen në KDS-së, si dhe për bashkëpunimin me  forcat ndërkombëtare dhe për sfidat dhe objektivat e  KDS-së.

Më pastaj, ambasadorja Jacobson së bashku me gjeneral Kastratin, Cikaqin e etj., i bëri vizitë Qendrës për Zhvillimin profesional të Udhëheqësve, Kursit të Avancuar të Nënoficerëve dhe Kursit të gjuhës angleze. Ambasadorja i përshëndeti dhe i uroj për suksesin në gjuhën shqipe.

Ndërsa, në sallën e sporteve, ambasadorja Jacobson vizitoi rekrutët e Kursit Bazik të Rezervës Aktive dhe pas një bisede për të arriturat e FSK-së, në fund iu përgjigj edhe pyetjeve të rekrutëve, që kishin të bënin për të ardhmen e FSK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)