Jacobson vizitoi sot FSK-në në Ferizaj
Prishtinë, 1 gusht - Sot ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jacobson vizitoi regjimentin e Trajnimeve dhe Doktrinës (TRADOK) të FSK-së në Ferizaj për të parë bashkëpunimin mes FSK-së dhe kadetëve të Korpusit Trajnues të Oficerëve Rezervë të SHBA-ve (ROTC).
Ambasadorja u prit nga Gjenerali Cikaqi i cili ia tregoi asaj objektet e TRADOK-ut dhe ajo pastaj u takua me kadetët nga SHBA-të dhe me pjesëtarët e FSK-së.
Kadetët nga SHBA-të janë duke i ndihmuar pjesëtarët e KSF-së që të përmirësojnë njohuritë e tyre të anglishtes dhe që të krijojnë lidhje në kuadër të Programit Gjuhësor për Mirëkuptim Kulturor të ushtrisë së SHBA-ve (CULP).
Kjo nismë ka prurë 27 kadetë nga ROTC-ja nga tërë SHBA-të për trajnim së bashku me KSF-në.
Gjatë tri javëve ata do të mbajnë trajnim gjuhësor, do të vizitojnë objekte kulturore të Kosovës, do të vizitojnë regjimente të tjera të FSK-së që janë themeluar, dhe do të ndërmarrin projekte të ndihmave humanitare së bashku me pjesëtarët e FSK-së.