17 Janar 2025

Ivanoviq dënohet me 9 vjet burg

Mitrovicë, 21 janar - Sot, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë e shpalli Oliver Ivanoviqin fajtor për kryerjen e veprës penale “Krime të luftës kundër popullatës civile.”

Gjykata vërtetoi se më 14 prill 1999, forcat serbe i larguan me forcë shumë familje shqiptare nga shtëpitë e tyre dhe i mblodhën jashtë në rrugë.

Një grup i paramilitarëve/policëve e ndau dhe mori një grup të meshkujve nga ushtria derisa arritën tek pika e kontrollit të policisë/paramilitarëve.

Oliver Ivanoviqi ishte pjesë e grupit të paramilitarëve/policisë të pranishëm në pikën e kontrollit.  Ai mbante uniformë të kaltër dhe ishte i armatosur.

Pastaj, këta meshkuj u shoqëruan përmes kësaj pike të kontrollit. Katër meshkuj u vranë derisa ky operacion u ndal për shkak të ardhjes së një personi të uniformuar, i cili dha urdhër për t’u ndalur.

Oliver Ivanoviqi ishte në dijeni të operacionit për dëbimin dhe vrasjen e shqiptarëve. Atë ditë, ai me dashje u pajtua me këtë plan duke e ditur që si pasojë e kësaj do të ndodhnin vrasjet.

I akuzuari Oliver Ivanoviq, u dënua me 9 vjet burgim.

Në lidhje me ngjarjet e 3 shkurtit 2000, pika e dytë e aktakuzës, Gjykata i shpalli të pafajshëm të akuzuarit Oliver Ivanoviq, Dragoljub Delibasiq, Nebojsa Vujaqiq, Ilija Vujaqiq dhe Aleksandar Lazoviq, prandaj i liroi ata nga të gjitha akuzat.

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.

Trupi gjykues vendosi që të vazhdohet masa e arrestit shtëpiak. Prokuroria mund të ankohet kundër këtij vendimi gjatë 24 orëve në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)