15 Maj 2024

Ivanoviç transferohet në burgun e veriut të Mitrovicës

Prishtinë, 11 mars  - Një trup shqyrtues i gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e ka konfirmuar vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me transferimin e Oliver Ivanovicit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Trupi shqyrtues theksoi se ky vendim duhet të ekzekutohet menjëherë, ndërsa planet janë duke u bërë për këtë transferim.

Në vendimin e parë të gjyqtarit të procedurës paraprake, ishte vlerësuar se nuk ekzistonte ndonjë rrezik i natyrës së sigurisë për ta mbajtur Oliver Ivanovicin të paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Gjatë procesit ankimor, trupi shqyrtues vërtetoi se nuk ka arsye ligjore që e parandalojnë transferimin e Oliver Ivanovicit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Atij më 27 shkurt i ishte zgjatur paraburgimi për dy muaj të tjerë dhe të shtunën një gjykatës kishte miratuar kërkesën për transferim e cila ishte apeluar nga prokuroria.

Ndërkohë, zoti Ivanovic kishte filluar një grevë urie duke kërkuar transferimin në Mitrovicë. Kërkesave për transferim në veriun e banuar me shumicë serbe u ishin bashkuar edhe zyrtarët e Beogradit të cilët kanë ofruar garanci për të mundësuar mbrojtjen e tij në gjendje të lirë.

Gjykatësit e EULEX-it kishin refuzuar kërkesën për mbrojtje në liri të zotit Ivanoviç mbi të cilin rëndojnë dyshimet për krime lufte kundër civilëve të kryera në prill të vitit 1999 dhe nxitje të të tjerëve për kryerjen e veprave penale, vrasje apo lëndime të rënda trupore, të cilat janë kryer në shkurt të vitit 2000.

Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin komunal, ishte kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)